All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Nën hetim për protestën, ironizon Lutfi Dervishi: Këlliçi fizikisht larg, por hetimisht në Tiranë

All - Paragraf - 1

Nën hetim për protestën, ironizon Lutfi Dervishi:

Edhe pse prej 10 ditësh në SHBA, deputeti Belind Këlliçi u vendos nën hetim nga policia për protestën e organizuar një ditë më parë.

All - Paragraf - 3

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar hetimin e nisur nga policia ndaj deputetit, duke e krahasuar me një histori qesharake të vitit 1967.

“Deputeti Belind Këlliçi është në SHBA prej 10 ditësh. Nuk është kthyer ende. Por sipas policisë, ai është proceduar dhe marrë nën hetim për organizimin e protestës së djeshme në Tiranë dhe për udhëheqjen e përplasjes me forcat e rendit.

Pra, fizikisht në Amerikë. Hetimisht në Tiranë. Logjistikë kuantike.

Ky njoftim të kujton raportet e vjetra të Sigurimit. Si ai i famshmi në Mamurras, 1967, ku shkruhej: ‘Personi u fut në Thumanë me makinën e Ambasadës Belge’.

Marrëdhëniet diplomatike me Belgjikën u vendosën në vitin 1972. Pesë vite më pas”, shkruan Dervishi.

Të fundit