Flash News

E-TJERA

Nën hetim për shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Devollit paraqitet në SPAK

Nën hetim për shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Devollit

Kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro është paraqitur në GJKKO, në seancën paraprake që do të mbahet sot.

Duro, bashkë me 4 të pandehurit e tjerë Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Mali, janë marrë nën hetim për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim.

Kryebashkiaku socialist përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës, të ngritur nga SPAK pas licencimit të një biznesi karburanti, i cili, sipas akuzave, rezulton të jetë ndërtuar pa leje ndërtimi.

Të fundit