Flash News

E-TJERA

Nën masa të rrepta sigure, ‘Daily Mail’ sjell fotot e para nga deportimi i emigrantëve shqiptarë

Nën masa të rrepta sigure, ‘Daily Mail’ sjell fotot e para

11 emigrantë shqiptarë u deportuan të enjten nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë. Deportimi i tyre u bë nën sigurinë e rojave kufitare dhe zyrtarëve të emigracionit.

‘Daily Mail’ ka sjellë për herë të parë foto ekskluzive nga deportimi i 11 emigrantëve shqiptarë nga Britania.

Mes atyre që mbërritën në aeroportin “Nënë Tereza” e së enjtes, kishte burra që ishin dënuar për trafik droge në Britani. Të tjerë kishin kaluar ilegalisht Kanalin me gomone.

Fluturimi 2.5 orësh, i cili ishte larguar nga aeroporti Stansted, transportonte pasagjerë të cilët Zyra e Brendshme më vonë konfirmoi se ishin "të dënuar për prodhim ose furnizim droge dhe hyrje të paligjshme" në MB.

30 zyrtarët britanikë në bordin e avionit ishin aty për të siguruar që asnjë nga burrat të mos shkaktonte telashe në fluturim ose të mos tentonte të ikte pas uljes.

Pas mbërritjes, ata u dërguan me autobus në një stacion policie brenda aeroportit për t'u marrë shenjat e gishtave dhe për t'iu nënshtruar kontrolleve të identitetit.

Secili kishte vulosur pasaportën e tij gjatë procesit 15-minutësh, duke ndaluar hyrjen në zonën Shengen pa viza të BE-së për tre vjet.

Nën masa të rrepta sigure, ‘Daily Mail’ sjell fotot e para Nën masa të rrepta sigure, ‘Daily Mail’ sjell fotot e para Nën masa të rrepta sigure, ‘Daily Mail’ sjell fotot e para Nën masa të rrepta sigure, ‘Daily Mail’ sjell fotot e para

Të fundit