Flash News

E-TJERA

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja shqiptare mbërrin në Serbi

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja shqiptare mbërrin

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Serbi, ku do të përballet nesër me përfaqësuesen serbe në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Kuqezinjtë udhëtuan nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt qytetit të Nishit. Ekipi u prit nën masa të larta sigurie dhe më pas u nis menjëherë drejt hotelit ku do të qëndrojnë. 

Në orët e pasdites, Kombëtarja do të udhëtojë drejt Leskovacit, ku trajneri Sylvinho dhe kapiteni i skuadrës do të dalin në konferencën zyrtare për shtyp.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Dubocica”, aty ku do të luhet edhe ndeshja.

Të fundit