Flash News

E-TJERA

Nëna e Santiago Malkos në gjyq: Leonard Duka ma vrau djalin, kërkoj dënim me vdekje

Nëna e Santiago Malkos në gjyq: Leonard Duka ma vrau djalin,

Procesi gjyqësor ndaj Leonard Dukës dhe pesë të pandehurve të tjerë vijoi në Gjykatën e Posaçme, mes përplasjeve të forta mes mbrojtjes dhe Prokurorisë së Posaçme lidhur me provat e paraqitura për vrasjen e Santiago Malkos.

Në seancë u dëgjuan qëndrimet e avokates Melina Gjeta, e cila hodhi poshtë konkluzionet e SPAK duke i cilësuar të pambështetura në prova ligjore, ndërsa vetë Leonard Duka u deklarua i pafajshëm.

Seanca u shoqërua edhe me reagime të forta emocionale nga familjarët e viktimës, ku nëna e Santiago Malkos akuzoi drejtpërdrejt Leonard Dukën për vrasjen e të birit.

Avokatja: Konkluzionet e SPAK nuk janë të bazuara në provë dhe ligj. S’ka asnjë provë, por vetëm deduksione të krijuara nga një proces hetimor jo i plotë dhe i paragjykuar, më shumë të bazuara në histori të raportuara në media. Dëshmitari Blendi Teta, ka deklaruar para gjykatës që është kërcënuar dhe vënë në presion nga Polici e Shtetit dhe Ervis Martini dhe këto janë shkelje të rënda të ligjit. Dëshmia nuk i shërben me të vërtetës, por fabrikim të provës. Dëshmia e Tetës i cili pretendon në Gjykatë se e ka dhënë në presion nga Ervis Martini, nuk mund të përdoret nga Prokurori në konkluzione përfundimtare. Dëshmia e Blendi Tetës konfirmohet edhe nga ajo e Ilir Selmanit, të bashkëpandehurit tjetër. Duke i bërë ato të besueshme. Edhe Selmani ka thënë para kësaj gjykate se janë dhënë 500 mijë euro për të fundosur vëllezërit Duka. Prokuroria thotë se shkak për vrasjen është bërë hakmarrja për dy plagosje që dyshohet se ka kryer viktima Santiago Malko, por ato ngjarje janë ende pa autor dhe hetuesit i kanë pezulluar procedimet pasi nuk kanë gjetur autorët. Si mundet prokurori të përcaktoj autorin e atyre ngjarjeve, ndërkohë që personat kompetent qe i kanë hetuar nuk i kanë identifikuar. Transkripetet e Sky nuk janë prova të ligjshme dhe rezultatet e nxjerra nga to janë të paligjshme sipas legjislacionit shqiptar. Ato hyjnë më cenimin e lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës. Përgjimi i autoriteteve franceze përbën përgjim masiv, ska qenë i orientuar. Identifikimi i bërë nga OPGJ të kodeve, ka qenë amator dhe jo i besueshëm, pasi nuk është ndjekur procedura standarde. Vetë Leonard Duka ka deklaruar para gjykatës se ai nuk ka pasur në përdorim aplikacionin Sky.

Leonard Duka: Deklaroj që jam i pafajshëm dhe Prokurori nuk ka asnjë fakt kundër meje. Kjo është e montuar nga policia që t’më dëmtojnë mua. Kam besim te drejtësia.

Mamaja e Santiago Malkos: Leonard Duka më ka vrarë djalin. Me solli Erlis Dukën dhe Ilir Selmanin dhe me tha që skam gjë me Santin, por doli e me vrau djalin në mes të rrugës. Unë nuk dua dënim të përjetshëm, dua dënim me vdekje për këtë

Të fundit