Flash News

E-TJERA

Nëna e tre fëmijëve vrau veten pasi u bullizua në "Tik-Tok", flet bashkëshortit: Në mëngjes e gjeta shtrirë

Nëna e tre fëmijëve vrau veten pasi u bullizua në

Një nënë e tre fëmijëve i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke u vetëvrarë me fotoksinë në Durrës. Sipas raportimeve 41-vjeçarja është përballur me bullizëm, pasi i ishte hapur një profil në rrjetin social "TikTok".  

Bashkëshorti i 41-vjeçares,  Bedri Loka, ka thënë se ajo ishte tepër e shqetësuar për profilin që i kishin hapur, ku e fyenin dhe ofendonin.

27 dhjetor kam mbërritur në Shqipëri. Gruaja ka pasur stres dhe ankth kohët e fundit, mund të ketë kryer këtë veprim si pasojë, pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në Tik Tok në emrin e saj, dhe për këtë ka bërë kallëzim penal… natën para ngjarjes, gruaja ka qenë në rregull dhe nuk ka pasur shqetësime dhe kemi festuar natën e Vitit të Ri. Por prej kohësh ajo kishte shfaqur ide se nuk përballonte dot foton që i kishin publikuar në Tik Tok. Kur u ngrita në mëngjes e pashë të shtrirë te dhoma e ndjenjës, në mes të shtëpisë. E çova në spitalin e Durrësit dhe aty më thanë se ka pirë fostoksinë dhe e nisën në Tiranë”, ka deklaruar ai. 

Dyshohet se kolegët e punës, ku 41-vjeçarja punonte në një fasoneri, i kanë hapur llogari denigruese në TikTok.

Të fundit