Flash News

E-TJERA

Nëna hodhi foshnjën e porsalindur në lumë, zbardhet dëshmia e bashkëshortit: Nuk e dija që ishte shtatzënë

Nëna hodhi foshnjën e porsalindur në lumë, zbardhet

Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë në Tapizë të Krujës, ku një grua 42-vjeçare ka hedhur në lumë trupin e foshnjës së saj të porsalindur, të mbështjellë në një qese.

Mësohet se Leta Koçi, nënë e tre fëmijëve është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës ku ka deklaruar se pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e sotëm e ka hedhur në lumin e Tapizës, me pretendimin se ishte e pajetë.
Nga ana tjetër, bashkëshorti i gruas ka deklaruar para hetuesve se ‘fëmijën e ka lindur në kushte shtëpie dhe askush nuk e ka ditur që është shtatzënë’.

Pak orë pasi nëna 42-vjeçare futi në qese dhe hodhi foshnjën e porsalindur, policia ka arritur të gjejë trupin e pajetë në lumin Tapizë dhe më pas e ka dërguar në morg.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit