Flash News

E-TJERA

Nëna i akuzoi se i dhunuan djalin, reagon policia: Bënte manovra, nuk i'u bind urdhrit

Nëna i akuzoi se i dhunuan djalin, reagon policia: Bënte manovra, nuk

Policia reaguar pas një video të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohej për dhunë gjatë shoqërimit të një 22-vjeçari.

Sipas policisë, i riu nga Dibra kishte kryer manovra të rrezikshme me një "Porsche" dhe nuk i është bindur urdhërave të policisë për të ndaluar. Ai gjithashtu ka kundërshtuar me forcë efektivët gjatë shoqërimit në polici.

Sqarim i DVP Dibër:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqen punonjës policie të Komisariatit të Policisë Mat, teksa shoqërojnë një shtetas, sqarojmë se:

Shtetasi M.K., 22 vjeç, që shfaqet në video, më datë 01.08.2023, rreth orës 01.00., është shoqëruar me forcë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pasi rreth orës 00.50, teksa drejtonte automjetin tip "Porche", në qytetin e Burrelit, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe ka kryer manovra në rrugë.

Shërbimet e Policisë, pasi janë vënë në ndjekje, kanë bërë ndalimin e 22-vjeçarit, i cili gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, ndaj të cilit është bërë arrestimi i tij në flagrancë për veprat penale "Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt", "Mosbindja ndaj udhërit të punonjësit të policisë". Për këtë rast nga DVP Dibër është dhënë njoftim për mediat me datë 02.08.2023.

Gjithashtu po ky shtetas, është shoqëruar në Komisariat edhe me datën 27.07.2023, i cili ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë, me automjetin tip "Mercedes Benz", me targa angleze, automjet i cili ndodhet i bllokuar dhe vijojnë verifikimet nga strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër është tërësisht e angazuar për të garantuar rend, siguri dhe qetësi për të gjithë qytetarët dhe është e vendosur për të mos toleruar askënd që tenton ti bëjë karshillëk ligjit.

 

Të fundit