Flash News

E-TJERA

Pezullohet dënimi me burg nga Gjykata, lirohet nëna e arrestuar në Shkodër

Pezullohet dënimi me burg nga Gjykata, lirohet nëna e arrestuar

Nëna lehonë, Diana Bahçja që u arrestua 8 ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj, ka dalë para gjykatës së Tiranës.

Asaj i ishte vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë letë të vjetra dhe këtë vendim ia ka konvertuar pas tre vitesh në dënim me burg 1 muaj e 20 ditë. Avokatët thanë se gruaja nuk kishte dijeni as për dënimin me gjobë e as për konvertimin në burgim.

Ata kanë kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të dënimit saj der kur fëmija të mbushë 1 vjeç, pasi ka nevojë urgjente për praninë e mamasë së saj.

Pasi shqyrtoi çështjen, Gjykata pezulloi ekzekutimin e vendimit me burg për nënën lehonë e cila u arrestua 8 ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj, duke e lënë atë të lirë.

Diana Bahçja i ka treguar policëve se kishte një fëmijë në gji ndërsa ka folur dhe për vajzën.

“U thashë policëve që kam foshnjën me gji. Nuk e kam takuar fëmijën e parë prej 5 vitesh”, ka thënë nëna e re.

 

Të fundit