Flash News

E-TJERA

Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej tre ditësh, gjendet i mbytur në lumin Buna njëri prej të miturve, ndalohet babai

Nëna me 3 fëmijët të zhdukur prej tre ditësh, gjendet i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një peshkatar nga nxjerrë nga ujërat e lumit Buna trupin e pajetë të një fëmijë të mitur, me shenja dhune në pjesën e fytyrës.

Dyshohet fëmija të jetë mbytur bashkë me nënë e tij dhe dy të mitur të tjerë. Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj të mitur janë denoncuar të humbur tre ditë më parë nga bashkëshorti i saj, Erdgys Arrazi.

Ky i fundit është ndaluar nga policia.

Dyshohet se nëna bashkë me tre fëmijët dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç, të jenë mbytur në lumin Drin. Ndërkohë polumbarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia.

Të fundit