Flash News

E-TJERA

Nëna me 3 fëmijët u mbytën në Bunë, gazetarja: Do të pyetet edhe e dashura e Erdgys Arrazit

Nëna me 3 fëmijët u mbytën në Bunë, gazetarja: Do

Ngjarja tragjike që ndodhi pak ditë më parë në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi u vëtëmbyt bashkë me 3 fëmijët e mitur në lumin Buna, tronditi mbarë opinionin publik.

Ndërkohë policia ka dyshime se familjarët e Erdgys Arrazit po fshehin detaje që mund t’i shërbejnë hetimit për ngjarjen e rëndë.


Prençi zbulon “sendet” që u gjetën në vendin ku u mbyt nëna me tre fëmijë! Gazetarja: Alma kishte tentuar disa herë divorcin, por...


Gazetarja Anila Hoxha, tha në "TopNews"se kunata e Alma Arrazit ndodhet nën hetim, pasi ka dyshime se ajo nuk dha dëshmi të sinqertë para grupit hetimor.


Personi i tretë në këtë marrëdhënie, e dashura e Erdgysit, sipas gazetares, do të pyetet në një moment të dytë, pasi ndodhet në gjendje të rënduar emocionale.

"Personi kyç në këtë histori është kunata, gruaja e cila ndahet në takimin e fundit, ka dyshime se nuk është e sinqertë, çfarë kanë diskutuar realisht gratë me njëra-tjetren, ka dyshime grupi hetimor, se kanë indicet e tyre, gjatë 2 orëve ka patjetër diçka që është thënë e cila ka qenë pika që mbushi gotën, kunata është nën hetim në gjendje të lirë.

Një grua e tretë që është historia jashtëmartesore e cila kishte 7 muaj, grupi hetimor vendosi ta pyesë në një moment tjetër, sepse ndodhet në një gjendje të rënduar”.- tha gazetarja Hoxha. 

 

 

Të fundit