Flash News

E-TJERA

Nëna shqiptare thirrje Boris Johnson: Mos ma dërgo djalin në Ruandë, ai do të vrasë veten dhe s’do ta shoh më

Nëna shqiptare thirrje Boris Johnson: Mos ma dërgo djalin në

Britania ka paralajmëruar se emigrantët që kanë hyrë në territorin e saj në mënyrë të jashtëligjshme mund të dërgohen në Ruandë.

Kjo është shenjë e vendosmërisë së qeverisë për të goditur emigrimin e paligjshëm. Mes emigrantëve të mbërritur në Britani përmes varkave janë edhe 10 shqiptarë.

Daily Mail shkruan se nëna e një 20-vjeçari shqiptar i ka bërë thirrje kryeministrit Boris Johnson të mos ia dërgojë djalin në Ruandë, duke shtuar se do mund të vrasë veten, nëse e çojnë atje.

“Zoti e ndihmoftë djalin tim. Ai më tha se do të vrasë veten nëse britanikët e dërgojnë të jetojë në Afrikë. Unë po i lutem kryeministrit tuaj Boris Johnson që të mos e dërgojë atë në Ruandë. Nuk do ta shoh më kurrë”, ka thënë nëna e 20-vjeçarit shqiptar.

Ajo kujtoi se e puthi djalin e saj për lamtumirë pak para Krishtlindjeve, ndërsa ai u nis për në Britani me shpresën për të punuar në kantiere. “Ai donte të shkonte në Angli, por edhe donte të qëndronte këtu me mua. Ishte me dy mendje.

Pastaj disa javë më parë, ai telefonoi, duke u ndier i frikësuar, për të thënë se britanikët po e dërgonin në Ruandë. Ai më tha nëse do ta çonin në Afrikë, do të varte veten”, deklaroi më tej nëna e të riut.

E pyetur sesi djali i saj i varfër i përballoi kostot e udhëtimit, nëna tha: 'Ndoshta trafikantët e dërguan atë në Angli për të punuar për ta, për të fituar para prej tij dhe për të paguar tarifat e tij.'

Të fundit