Flash News

E-TJERA

Nëndrejtori i Burgjeve: Saimir Tahirit i shkon 25 euro dita në burg

Nëndrejtori i Burgjeve: Saimir Tahirit i shkon 25 euro dita në burg

25 euro në ditë është tarifa në burg për ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili po vuan dënimin në IEVP-në e Fierit.

Ky fakt u konfirmua nga nëndrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj në emisionin “Bardh a Zi” në ABC teksa po diskutohej për koston e të dënuarve.

Sufaj po ashtu zbuloi se do të ndryshoje harta e burgjeve duke paralajmëruar mbylljen e të paktën tre prej këtyre institucioneve, ku numri i të burgosurve është i ulët.

“Momenti që të fillojë zbatimi i hartës së re gjyqësore. Ne mendojmë se mund të aprovohet. Kur do të aplikohet do të ndryshojë dhe harta e burgjeve. Janë tre institucione të vogla që do të mbyllen. Ka më shumë punonjës sesa të burgosur. Ka ardhur koha të rishikohet harta e re e burgjeve. Institucionet që nuk janë efektive do të mbyllen”, tha ai

Të fundit