Flash News

E-TJERA

Nënë e bir humbën jetën nga përmbytjet në Pejë, Berisha: Situatë alarmante

Nënë e bir humbën jetën nga përmbytjet në

Kryetari i Partisë Demokratikë, Sali Berisha ka reaguar për përmbytjet në Pejë,  ku humbën jetën nënë e bir. ku si pasojë 2 persona nënë e bir humbën jetën tragjikisht.

 Kreu i opozitës me anë të një postimi në "facebook", ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimave, duke shtuar qe shpreson që situata të zgjidhet sa më shpejt.

"Shumë zona në Kosovë po përballen me përmbytje masive, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Kjo situatë alarmante ka sjellë dëme të mëdha, për fatin e keq edhe viktima. Nënë e bir, nga Peja, kanë humbur jetën si pasojë e këtyre përmbytjeve.

I shpreh ngushëllimet e mija familjes së viktimave. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen e tejskajshme. Shpresoj që situata të zgjidhet sa më parë dhe të mos ketë tragjedi të tjera", shkruan Berisha. 

Të fundit