Flash News

E-TJERA

Nënë e një vajze dhe në pritje të një fëmije tjetër, gjendet e vdekur në pyll shqiptarja në Greqi

Nënë e një vajze dhe në pritje të një fëmije

Një 41-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur në një pyll në Greqi, raportojnë mediat e huaja.

Shqiptarja e identifikuar si Gjeorgjia Murati, banore e lagjes Kalamaria të Selanikut, u raportua nga bashkëshorti i saj si e humbur pasi nuk ishte kthyer në shtëpi mbrëmjen e 1 janarit pasi kishte përfunduar punën.

Gjeorgjia ishte nënë e një vajze 13 vjeç nga martesa e parë e saj, ndërsa ishte shtatzanë në muajin e tretë me bashkëshortin e ri.

Për vrasjen e saj është arrestuar partneri i saj dhe një nga miqtë e tij. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh. Më vonë ka thënë se Gjeorgjia i kishte dërguar një mesazh edhe nënës së vet, ku i thoshte se ishte larguar pasi kishte disa çështje për të zgjidhur.

Të fundit