Flash News

E-TJERA

Nënkryetare e PD për diasporën? Kokalari flet për "Foltoren" me shqiptarët në SHBA: Kemi një problem të madh

Nënkryetare e PD për diasporën? Kokalari flet për

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka dhënë detaje nga përgatitjet e fundit për "Foltoren" që do të mbajë ish-kryeministri Sali Berisha me shqiptarët në SHBA.

Ajo shprehu bindjen se në "Foltoren" që do të zhvillohet ditën e dielë në orën 12.00 do të ketë shumë të pranishëm. Kokalari bëri me dije se me organizimin po merret një i ri demokrat, ndërsa bëri me dije se të shqithë shqiptarët në SHBA do të mblidhen në një sallë në New Jersey, ndërsa Berisha do të lidhet me skype.

"Po shkon mirë. Ka shumë interes. Personi që po e organizon këtë është një djalë që ka qenë pjesë e Forumit Rinor të PD, Zekri Picari. Po bën një punë fantastike.

Di t'ju them që do të ketë shumë njerëz të dielën, nga Florida, Pensilvania, Kalifornia dhe Texas dhe shumë shqiptarë konservatorë prej New York-ut dhe New Jersey-ut.

Ai do të lidhet me skype dhe do të jetë gjatë gjithë kohës. Ndërsa unë do jem në sallë me njerëzit. Nuk besoj se do të jetë problem. Zoti Berisha e ka kapacitetin të lidhet me popullin, qoftë dhe nëpërmjet skype-it. Në sallë do të ketë mundësi të bëjnë pyetje", u shpreh Kokalari.

Kjo e fundit tha për "Të Vaksinuarit" se shqetësimi aktual në SHBA është ndikimi i Geroge Soros në Departamentin e Shtetit.

"Këtu si shqiptaro-ameriknë kemi problemin e madh që DASH po përdoret si vegël kundrejt një opozite konservatore në një shtet ku George Soros ka futur rrënjët shumë thellë. Ky është ngritur si shqetësim nga mediat, të cilat do vazhdojnë të pyesin se çfarë do të bëhet me Departamentin e Shtetit", shtoi aktivistja.

E pyetur nëse janë të vërteta lajmet se ajo do të zgjidhet nënkryetare e PD për diasporën, Kokalari e mohoi si lajm.

"Nuk është e vërtetë. As e kam dëgjuar ndonjëherë si variant", tha ajo.

 

Të fundit