Flash News

E-TJERA

Ish-nënkryetari i Bashkisë Durrës flet pas shkarkimit: Sako dhe Vangjush Dako takohen çdo dy ditë për direktiva

Ish-nënkryetari i Bashkisë Durrës flet pas shkarkimit: Sako dhe

Arbër Braho ka reaguar pas shkarkimit nga detyra si nënkryetar i Bashkisë së Durrësit. Urdhri për shkarkimin e Brahos është dhënë nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako, pas komenteve negative që Braho kishte bërë ndaj saj dhe sulmeve për ish-kryetarin Vangjush Dako.

Ai ka treguar se si është njoftuar për lajmin, ndërsa shton se nuk e pristë që lirimi i tij nga detyra të vinte menjëherë pas kritikave. Braho shtoi se është paraqitur rregullisht në punë dhe se kishte mbi 3 muaj që nuk komunikonte me kryebashkiaken

"Më telefonojnë nga protokolli i bashkisë e më kërkuan të paraqitëm sepse kam një shkresë për të tërhequr. U paraqita. E mora shkresën dhe pashë vendimin për lirim nga detyra. Kërkova të kontaktoja me kryetaren në detyrë, por nuk ishte, firmosa dhe u largova. Nuk prisja të vinte kaq shpejt, por prisja të ftohej pak si pjatë kjo e denoncimit. Kam mbi 3 muaj që nuk komunikoj fare me zonjën Sako. Unë jam paraqitur në detyrë gjatë gjithë kohës", tha ai për "News 24".

Braho ka shtuar se i qëndron statusit që ka bërë në "Whatsapp", duke theksuar se Sako është vegël e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

"Unë banoj në të njëjtin pallat me prindërit e mi. Rastis që i takoj dy herë në javë. Zonja Sako dhe zoti Dako takohen çdo dy ditë te restorant Piazza për direktiva. Këto janë të regjistruara", shtoi Braho.

Ky i fundit shkruante se edhe pas ikjes, Dako vijon të kontrollojë bashkinë përmes kolegëve të tij, duke e akuzuar në mënyrë direkte për vjedhje.

“O xhuxhi 339, në lidhje me ato që folëm paradite, unë s’mund të them kurrë hajdut për ty, ti minimumi mund të jesh kryetari i grupit të hajdutë të vetë ti, ke sjellë si kryetar në Bashkinë Durrës pas ikjes tende dhe s’po e lëshoni këtë qytet që të marrë frymë me vjedhje pafund. Ju, që s’keni lënë lekët e dosjeve të letrave e stilolapsëve, normalisht që s’mund të linit as lekët e autoshkallës pa marrë dhe merrni dhe të hidrovorit, apo e kam gabim? E që s’kam folur deri tani që thua ti, jo se isha pjesë e ju hajdutëve, me vinte zor mua që vidhnit ju”, shkruhej në postimin e Brahos.

Të fundit