Flash News

E-TJERA

Nënshkruhen në Tiranë 7 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Turqisë

Nënshkruhen në Tiranë 7 marrëveshje mes Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, së bashku me delegacionet përkatëse kanë nënshkruan 7 marrëveshje sot në Tiranë.

Turqia dhe Shqipëria vendosën marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit, në fushën e zbatimit të ligjeve, bashkëpunim mes Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.

7 marrëveshjet e nënshkruara:

1. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2. Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3. Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4. Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.

7. Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Të fundit