Flash News

E-TJERA

Nënshkruhet marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova me një hapësirë të përbashkët konsullore në Strugë

Nënshkruhet marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova me një
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe homologia nga Kosova, Meliza Haradinaj Stublla

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një një hapësirë të përbashkët konsullore në qytetin e Strugës.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është nënshkruar marrëveshja me ministren e Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Tashmë jemi marrë vesh zyrtarisht për bashkim të hapësirave të Konsullatave të Përgjithshme të dy vendeve tona në qytetin e Strugës. Sado simbolik të duket ky veprim, është megjithatë një dëshmi e prekshme, se zbatimi i projektit të shfrytëzimit të përbashkët të hapësirave të ambasadave a konsullatave mes Kosovës e Shqipërisë po vazhdon. Ky projekt duhet të vazhdojë me çdo kusht në çdo vend ku ka mundësi objektive.

Nga ana tjetër, edhe marrëveshja e nënshkruar nga partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës, për të vepruar si një forcë e vetme në Medvegjë mbart një rëndësi të veçantë. Deri sa të ketë unitet e mobilizim të brendshëm, edhe angazhimi ynë kundër procesit të fshirjes së adresave do të bëhet më i fuqishëm.

S'ka fjalë, ndërkaq, se ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë për të shtuar mbështetjen politike dhe institucionale, veçanërisht për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë”,  shkruan Cakaj.

Të fundit