Flash News

E-TJERA

Nënshkruhet marrëveshja, Zvicra u njeh pensionet emigrantëve shqiptarë

Nënshkruhet marrëveshja, Zvicra u njeh pensionet emigrantëve

Shqiptarët që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka zbardhur detaje nga marrëveshja e nënshkruar sot mes dy qeverive.

Njohja e ndërsjellë e sigurimeve shoqërore. Nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër në fushën e mbrojtjes shoqërore mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset

Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributeve”, shkruan Rama.

Të fundit