Flash News

E-TJERA

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit/ 150 kuota pranimi më shumë për studentët e Mjekësisë

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit/ 150 kuota pranimi më

Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes Universitetit të Mjekësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për rritjen e kuotave për studentët e Mjekësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me një postim në Facebook. Memorandumi është nënshkruar në praninë profesor Arben Gjatës dhe përfaqësues të tjerë të universitetit. Ai synon 150 kuota pranimi më shumë për studentët, si edhe ofrimin praktikave në disa spitale të vendit.

“Me prof. Arben Gjatën dhe përfaqësues të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit midis Universitetit të Mjekësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për rritjen e kuotave për studentët e Mjekësisë dhe ofrimin e praktikave klinike e profesionale në disa spitale të vendit.

Nga viti i ardhshëm, do të jenë +150 kuota pranimi mbi ato aktualet për studentët e Mjekësisë, për të siguruar që në një plan disa vjeçar, të kemi më shumë mjekë të përgjithshëm për të përmbushur nevojat e sistemit shëndetësor publik dhe jopublik”, shkruan Manastirliu.

Të fundit