Flash News

E-TJERA

Nëntori, muaji i trashëgimisë shqiptare në Kanada

 Nëntori, muaji i trashëgimisë shqiptare në Kanada

Parlamenti i Kanadasë pranoi për shqyrtim projektligjin për shpalljen e muajit nëntor si ‘Muaji i Trashëgimisë Shqiptare’ në të gjithë Kanadanë

Vendimi erdhi si një gjest për të njohur dhe festuar arritjet dhe kontributin që shqiptarët japin në të gjitha aspektet e jetës në Kanada.

Propozimi u bë nga deputeti liberal Yvan Baker me mbështetjen e deputetes liberale ( Toronti-Danforth) Julie Dabrusin.

“ Shpresoj që të gjithë anëtarët e parlamentit ta mbështesin këtë ligj. Kanadaja është shtëpia e shumë shqiptarëve, kontributi i tyre është u shpërndarë në do anë të vendit, në shumë fusha, ekonomishoqëri, art kulturë etj.

Dhe ky ligj, nëse miratohet do të na japë mundësi për të kremtuar muajin e trashëgimisë shqiptare, do të na japë njjë mundësi për tëkremtuar kontributin e shqiptarëve dhe do t’u jepte shqiptaro-kanadezëve një tjetër shans për të thenë “ Jam krenar që jam shqiptar”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Allashqiptare ???????????????? (@allashqiptarshe)

 Deri në miratim ky ligj do të duhet të kalojë në disa lexime dhe debate dhe në fund njihet si i vlfshëm edhe nga Guvernatori. Procesi është i ngjashëm me atë të Ligjit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontaario, I cili është në fuqi qysh prej 8 dhjetorit 2016.

 

 

Të fundit