Flash News

E-TJERA

Nënvarianti i ri i Covid në vend, Brataj: Zgjat 2-3 ditë, ngjan me formën e rrufës

Nënvarianti i ri i Covid në vend, Brataj: Zgjat 2-3 ditë, ngjan

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj pohoi se nënvarianti BA.5 i Covid-19 ka mbërritur tashmë në Shqipëri.

Megjithëse nuk ka një konfirmim zyrtar, Brataj tha për Klan News që mjekët arrijnë ta dallojnë nga simptomat. Brataj renditi simptomat e nënvariantit të ri, teksa tha se zgjat2-3 ditë dhe ngjan me rrufën.

Në disa raste mund të ketë edhe temperaturë që zgjat 1-2 ditë. Po ashtu, nënvarianti i ri nuk dëmton mushkëritë, por mund të prekë aparatin tretës.  

“Zyrtarisht nuk ka konfirmim sepse sigurisht që mostrat do të merren nga personat që janë infektuar dhe duhet të vijmë para virusit që ta vërtetojmë. Ne si klinicistë, si mjekë, e dimë shumë mirë që pavarësisht mostrës, sëmundja duket. Si në kohëzgjatje, është 2-3 ditë, maksimumi 4 ditë nëse kapin format e lehta dhe të mesme. Është përqendrimi që janë rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Qëndron në rrugët e sipërme të frymëmarrjes pa dëmtuar mushkëritë, mund të shoqërohet me dëmtimin e aparatit tretës, në formën e dizanterisë dhe diarresë, në formën e rrufës. Më shumë duket si një rrufë se një virus tipik i koronavirusit. Mund të ketë edhe temperaturë, që zgjat 1-2 ditë. Fakti tjetër pozitiv, për t’u negativizuar nuk e kalon javën, aty tek 7-8 ditë. E vetmja gjë e këtyre nënvarianteve është fakti që e anashkalojnë disi imunitetin e krijuar deri më tani, jo vetëm të vaksinave, por edhe atë natyral”,-u shpreh Brataj.

 

Të fundit