Flash News

E-TJERA

“Nëse je burrë”, ekspertët debat për përmbytjet: More informacione të rreme, t’i lexova në telefon

“Nëse je burrë”, ekspertët debat për

Situata e krijuar nga përmbytjet në vend ka ‘përplasur’ në studio ekspertin e ekonomisë Bardhi Sejdarasi dhe ish-Kreun e Emergjencave Civile Shemsi Prençi.

Ky i fundit tha në emisionin Open se në celularin e Sejdarasit mbërritën shifra të rreme në lidhje me përmbytjet.

Sejdarasi u përgjigj duke e pyetur se ku e mori këtë informacion, teksa Prençi iu kthye duke I thënë “t’i lexova në telefon, jam agjent i vjetër unë.

Pjesë nga debati:

Prençi: Zoti Sejdarasi mori 2 shifra të rreme në telefon në këto momente nga institucionet shtetërore
Sejdarasi: Ku e di ti nga i mora unë? Na shikoje. Urdhëro lexoji
Prençi: T’i lexova në telefon, jam agjent i vjetër unë.
Sejdarasi: Po dhe presidentit këtë i bënit, e paskan marrë më qafë Ilir Metën, e paskan marrë më qafë Metën. Bobo çfarë i paske ëbrë, imagjino Ilir Meta sa ka vuajtur.
Prençi: Ky ka marrë përsipër të gënjejë opinionin publik, mos gënje, ai mashtruesi i KESH-it që e ka vendin në burg po të dërgon informacione të gënjyera. Ti po je ndopak burrë dhe të ka ngelur cipë dil nesër në Shkodër dhe mati reshjet. Mos bëj avokatin e djallit se po të gënjejnë.

 

Të fundit