Flash News

E-TJERA

"Nëse nuk kthehem, më ka ndodhur diçka”, gazetarja zbulon mesazhin e biznesmenit të ekzekutuar me plumb në kokë

"Nëse nuk kthehem, më ka ndodhur diçka”, gazetarja

Dy vëllezërit Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, oficer Policie dhe Florian Dukaj, 45 vjeç, janë arrestuar si autorë të vrasjes së biznesmenit të ndërtimit Eduart Reçi pak ditë më parë në Tiranë.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, në emisionin Top Story për herë të parë bëri me dije një detaj të rëndësishëm në lidhje me ngjarjen, teksa u shpreh se viktima, disa javë para ngjarjes, kishte njoftuar oficerin e zonës duke i thënë se do të takohej me dy vëllezërit, dhe se nëse nuk kthehej, atëherë i kishte ndodhur diçka.

Ende nuk dihet shkaku i vrasjes së kryer me paramendim, ndërsa dyshimet e para lidhen me një konflikt pronësie mes palëve.

 

Të fundit