Flash News

E-TJERA

“Nëse nuk kthehem për dy ditë, denonco”, gazetari zbardh mesazhin që Sulovari i la nënës

“Nëse nuk kthehem për dy ditë, denonco”, gazetari

Fatmir Sulovari (Krasniqi) dhe Leonard Thodhori, i njohur ndryshe me nofkën “Koçolja” rezultojnë të zhdukur prej më shumë se dy javësh. Kërkime janë kryer në disa zona ku dyshohet se të dy mund të jenë vrarë dhe groposur.

Gazetari Spartak Koka ka treguar në studion e “Opinion”, mesazhin që Sulovari i la nënës së tij para se të humbte gjurmët. Ai ka rrëfyer sipas dëshmisë së nënës se Sulovari kishte disa ditë që ruhej nga frika se mund ta vrisnin.

Ditën që ka humbur kontaktet me familjen Sulovari i ka kërkuar nënës që nëse nuk kthehej për dy ditë, të denonconte zhdukjen e tij.

“Kallëzimi është bërë 2 apo 3 ditë pas ngjarjes, jo në momentet e para. Siç rrëfen nëna e Leonard Thodhorit, ai ruhej ditët e fundit, kishte një frikë se po e ndiqnin dhe se mund ta vrisnin, pra 46-vjeçari nga Çuka. Sipas asaj që rrëfen ajo i ka thënë që nëse nuk do të kthehem brenda dy ditësh shko bëj kallëzim se diçka mund të më ketë ndodhur. Dhe ajo ka vajtur, ka bërë. Ia ka thënë. Këtë e deklaron nëna e Leonard Thodhorit. I ka thënë nënës nëse nuk vij për dy ditë shko bëj kallëzim se diçka mund të më ketë ndodhur. Ai ka dalë, Leonard Thodhori në mëngjes ka vajtur në spitalin e Sarandës për shkak se ka qenë përdorues i kokainës. Ka vajtur ka marrë një sasi që e merrte javore të metadonit. Është rikthyer dhe është takuar me shokun e tij. Ka parkuar automjetin e marrë me qira”, tha Koka.

Të fundit