Flash News

E-TJERA

“Nëse nuk pendoheni, do të vdisni gjithashtu”/ Hakerat publikojnë të dhëna të bashkëshortes së kreut të SHISH

“Nëse nuk pendoheni, do të vdisni gjithashtu”/ Hakerat

Grupi “Homeland Justice”, të cilët dyshohet se qëndrojnë pas sulmeve kibernetike, kanë publikuar këtë të hënë të dhënat personale të Miranda Bendos, bashkëshortes së kreut të SHISH, Helidon Bendo.

Më herët, hakerat nxorën të dhëna personale dhe detaje nga udhëtimet e vetë Helidon Bendos.

Në të dhënat e publikuara, ashtu si për kreun e SHISH, shfaqen hyrje-daljet kufitare të bashkëshortes së tij gjatë viteve të ndryshme.

Postimin e sotëm në rrjetin Telegram, grupi “Homeland Justice” e shoqëron dhe me një mesazh paralajmërues nga Bibla.

“Ose ata tetëmbëdhjetë, mbi të cilët ra kulla në Siloam dhe i vrau, mendoni se ishin mëkatarë mbi të gjithë njerëzit që banonin në Jeruzalem. Unë ju them: Jo, por nëse nuk pendoheni, do të vdisni gjithashtu”, thuhet në mesazhin e tyre.

“Nëse nuk pendoheni, do të vdisni gjithashtu”/ Hakerat

“Nëse nuk pendoheni, do të vdisni gjithashtu”/ Hakerat

 

Të fundit