Flash News

E-TJERA

“Nëse s’e do, e mbyllim”, Dumani i dorëzon politikës ‘çelësat’ e SPAK-ut

“Nëse s’e do, e mbyllim”, Dumani i dorëzon

Nga takimi me gazetarët, Altin Dumani bëri një deklaratë që i dha SPAK-ut, fytyrën e një organi të politizuar.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme u shpreh se nëse politika, vendos që një ditë ta shkrijë SPAK-un, atëherë do ta pranojnë pa mëdyshje. Madje edhe nëse politika vendos t’ia heqë pavarësinë, për Dumanin s’përbën problem.

Por, me 'politikë' Dumani nënkupton shumicën parlamentare, pra, qeverinë Rama.

“Nëse politika vendos të mos bëjë ndryshime apo që SPAK nuk është më i nevojshëm apo ti reduktojmë pavarësinë ky është vendim i politikës”, tha Dumani.

Me theksin që e lidh legjitimitetin e SPAK me presionin ndërkombëtar, indirekt Dumani pranon se pa ata, qeveria mund ta kontrollojë ose shkatërrojë SPAK-un.

“SPAK u krijua edhe si rezultat i vullnetit te partnereve ndërkombëtar, është institucioni më i besuar, e kemi ndërtuar këtë besim në 5 vite e 8 muaj punë”, deklaroi ai.

Në një vend normal, një kryeprokuror i posaçëm do të fliste për forcimin e institucionit përtej cikleve politike. Në Shqipëri, edhe drejtësia më “e pavarur” pranon se është lodhur duke pritur pëlqimin e politikës.

Dhe ndërsa Dumani flet për “institucionin më të besuar”, SPAK-u sot duket më shumë një eksperiment politik sesa një arkitekturë drejtësie e pavarur.

Të fundit