Flash News

E-TJERA

“Nëse thua diçka që nuk iu pëlqen…”, moderatori: Kam marrë dy kërcënime me vdekje

“Nëse thua diçka që nuk iu pëlqen…”,

Moderatori Blendi Salaj ka rrëfyer sot në studion e “Wake Up” se ka marrë dy kërcënime me vdekje.

Salaj tregoi se kërcënimet kanë ardhur për shkak të komenteve që bëjnë në studion e “Wake Up” lidhur me banorët e Big Brother Albania Vip 2. Salaj tha se kërcënimet kanë ardhur nga fansat e njërit prej banorëve.

Moderatori refuzoi t’ia përmendi emrin personazhit, por pohoi se do t’i drejtohet policisë.

“Nëse ti thua diçka që njerëzve nuk iu pëlqen atëherë… Për shembull unë dje mora dy kërcënime me vdekje për gjërat që kemi thënë këtu nga fansat e njërit prej banorëve atje mos e zë në gojë se mos marr më shumë kërcënime për familjen, kërcënime të cilat do i delegoj në polici”, tha Salaj.

Të fundit