Flash News

E-TJERA

Nesër bojkot total, pedagogët njoftojnë protestë kombëtare

Nesër bojkot total, pedagogët njoftojnë protestë

Sindikata e Pedagogëve ka njoftuar bojkot kombëtaren ditën e nesërme. Në një deklaratë për mediat, pedagogët u shprehën se protestat do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave drejtuar qeverisë.

Nesër do të ketë një bojkot total në të gjithë vendin dhe protesta do të mbahet në orën 11:00 para Universitetit Politeknik. Pedagogët i kanë bërë thirrje edhe studentëve t’i bashkohen për të mbështetur kauzën.

DEKLARATA
REPUBLIKA E SHQIPERISE SINDIKATA E PUNONJESVE TE UNIVERSITETEVE TE SHQIPERISE (SPUSH)
DEKLARATA

Te dashur kolege te IAL-ve publike
Sindikata e Punonjësve te Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje te Peticionit te datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres se Arsimit dhe Sporteve dhe rektoreve te IAL-ve publike.
Te dashur kolege, vetëm vijimi dhe qëndresa jone e përbashkët do te mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik to stafeve dhe universiteteve tona.
Nëse, me date 20 Tetor 2022, ora 11:00 do te zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror to Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit.
Ftojmë edhe studentet qe te japin mbështetje me prezencen e tyre.
Le te jemi nesër te gjithe bashke ne kete hapesire akademike.
Vetem qëndresa dhe uniteti yne i perbashket, i shoqeruar me argumentet e pakundershtueshme te Peticionit tone, do te bejne te mundur arritjen e qellimit qe i kemi vend vetes.
Kjo kauze nuk eshte vetem ne funksion to stafit akademik, stafit ndihmes-akademik, administrativ dhe studenteve te IAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndergjegjesirnin e gjithe shoqerise shqiptare per shqetesime te tills ekzistenciale.
Misioni yne akademik vazhdon!

Të fundit