Flash News

E-TJERA

Nesër dita pa makina, akset ku do kufizohet qarkullimi në Tiranë

Nesër dita pa makina, akset ku do kufizohet qarkullimi në Tiranë

Disa akse rrugore në Tiranë do të jenë të bllokuara nesër  nga ora 09:00 deri në orën 15:00 në sajë të nismës ‘dita pa makina’.

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në Tiranë janë:

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ministria e Brendshme deri në fillim të "Ish- Hotel Dajti".

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ura e "ish Hotel Dajtit" deri në kryqëzimin me rrugën "Ismail Qemali".

Segmenti i rrugës "Myslym Shyri" nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.

Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D'Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.Ë.Bush. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës "Myslym Shyri" me rrugën "Ibrahim Rugova" do të jetë i detyruar djathtas.

Qeveria vendosi që çdo e diel e parë e çdo muaj do të jetë dita pa makina.

Vendimi është një masë që do t’i shërbejë planit për kursimin e energjisë elektrike. Fillimisht, qeveria vendosi të fikë dritat e rrugës përgjatë disa akseve rrugore si autostradat, si edhe urdhëroi fikjen e dritave të institucioneve që nuk përdoren.

 

 

Të fundit