Flash News

E-TJERA

Nesër do të bllokohen për dy orë këto rrugë në Pogradec

Nesër do të bllokohen për dy orë këto rrugë

Ditën e nesërme (26 Korrik) do të bllokohen për dy orë, nga ora 19:00 deri në orën 21:00 dy akse rrugore në Pogradec, për shkak të organizimit të një aktivitet sportiv maratonë.

Ky aktivitet përfshin dy disiplina garuese:

– Half maratonë (21 km): nisja nga fshati Lin, përgjatë aksit rrugor buzë liqenit, dhe përfundon në qendër të qytetit të Pogradecit;

– Mini maratonë (10 km): nisja nga qendra e qytetit, përgjatë aksit Pogradec – Buçimas – Tushemisht, dhe kthim në pikën e nisjes, në qendër të qytetit, përgjatë shëtitores buzë liqenit dhe unazës lidhëse.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masat për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit rrugor:

Në aksin “Lin- Pogradec”, do të bllokohet krahu i majtë i rrugës;

Në aksin “Tushemisht – Pogradec”, do të bllokohen të dy korsitë.

Gjithashtu, raportohet se do të bllokohen përkohësisht edhe disa segmente brenda qytetit të Pogradecit, deri në përfundimin e aktivitetit.

Të fundit