Flash News

E-TJERA

Nesër fillon karantina, Manastirliu sqaron arsyen e mbylljes gjatë natës: Autorizimet për lëvizjet për punë te E-Albania

Nesër fillon karantina, Manastirliu sqaron arsyen e mbylljes gjatë
Në foto/ Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Nga dita e nesërme hyjnë në fuqi masat e reja të qeverisë për mbylljen e vendit në fashën orare 22:00-06:00.

Përmes një deklarate publike, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka sqaruar se si do të funksionojnë kufizimet e pjesshme për Shqipërinë.

Manastirliu u shpreh se të gjithë ata persona që do të lëvizin pas orës 22:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit për çështje pune, duhet të pajisjen me autorizim përmes shërbimit E-Albania.

Ndërkaq, referuar kritikave për orarin, ministrja tha se vendimi për mbylljen e vendit gjatë orëve të mbrëmjes u bë pasi ky orar frekuentohet kryesisht nga të rinjtë, duke u bërë burim i përhapjes së COVID-19.

“Një nga konkluzionet ku kanë mbërritur është se baret, restorantet, lokalet e orëve të vona janë burimet më të mëdha të infeksioneve. Aktivitetet në këtë kohë, bëhen më të prirur për këto infeksione. Grupmoshat e të rinjve, më pas edhe nga statistikat, janë ata që shkaktarë të përhapjes së virusit. Në këto mjedise ulet vigjilenca, në ambientet e brendshme maska nuk mbahet. Nuk respektohen protokollet e vendosura. Ku e përhapin? Në shtëpi. Ua përcjellin gjyshërve, prindërve, që s’kanë të njëjtin imunitet. Zbatueshmëria e rregullave nuk ka qenë 100%. Kjo ndodh kudo. Kur vale e dytë e epidemisë ka përparuar më shpejt, i kanë marrë masat gradualisht, dhe ne kemi ndjekur të njëjtën trajektore. Për personat qe do të lëvizin për punë pas këtij orari, do të pajisen me autorizim përmes shërbimit të E-Albania”, tha Manastirliu.

Të fundit