Flash News

E-TJERA

Nesër Fiter Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë: Zoti e pranoftë agjërimin dhe lutjet tona

Nesër Fiter Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë: Zoti

Kreu i Komuniteti Shqiptar të Myslimanëve, Bujar Spahiu ka përcjellë urimet e tij me rastin e festës së Fiter Bajramit, e cila kremtohet nesër.

Spahiu ka uruar besimtarët myslimanë për agjërim dhe lutje të pranuara, paqe harmoni dhe gëzim në çdo familje.

Kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Bujrar Spahiu ka uruar besimtarët me rastin e Fiter Bajramit.

“Me rastin e Fitër Bajramit ju përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë dhe mbarë shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë. Uroj që kjo ditë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje, si dhe begati e mirësi në jetën tuaj. Zoti e pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet tona përgjatë gjithë këtij muaji të bekuar!”, u shpreh ai.

Të fundit