Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Nesër hidhet shorti për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria në vazon e tretë
Kombëtarja shqiptare do të zbulojë nesër kundërshtarët për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Shorti do të hidhet në selinë qendrore të FIFA-s në Zyrih, duke filluar nga ora 12:00.
Shqipëria është pjesë e vazos së tretë, ndërsa ekipet e tjera janë ndarë në pesë vazo, bazuar në renditjen e tyre.
Ndarja e vazove:
Vazo 1: Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra.
Vazo 2: Suedia, Uellsi, Polonia, Rumania, Norvegjia, Çekia.
Vazo 3: Skocia, Sllovenia, Irlanda, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Izraeli.
Vazo 4: Luksemburgu, Bjellorusia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania.
Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtejn, San Marino.
Kalendari i ndeshjeve
Kualifikueset europiane për Kupën e Botës 2026 do të zhvillohen nga marsi 2025 deri në mars 2026, duke përfshirë edhe fazën “play-off”. Grupet do të ndahen nga A deri në F, ku pjesë e tyre do të jenë edhe ekipet më të mira të renditura nga Nations League.
Shqipëria do të kërkojë të ruajë performancën pozitive dhe të luftojë për një vend historik në Kupën e Botës. Të gjithë sytë janë drejtuar nga shorti i nesërm, që do të përcaktojë sfidat e ardhshme të kuqezinjve.