Flash News

E-TJERA

Nesër lamtumira për Fatos Nanon, detajet e ceremonisë mortore

Nesër lamtumira për Fatos Nanon, detajet e ceremonisë mortore

Publikohen detajet e ceremonisë mortore që do të mbahet nesër në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano.

Ceremonia funebre shtetërore do të mbahet të ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Programi i ceremonisë:

08:30 – Fillimi i homazheve publike;

11:00 – Përfundimi i homazheve publike

11:15 – Homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik;

12:00 – Ceremonia funebre e Lamtumirës, në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të përcjellë trupin e të ndjerit për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare, informon kryeministria.

Të fundit