Flash News

E-TJERA

Nesër luhet sfida Shqipëri-Poloni/ “Air Albania” tejmbushet me 22 mijë tifozë, FSHF: S’ka më bileta

Nesër luhet sfida Shqipëri-Poloni/ “Air Albania”
Foto Ilustruese

Sfida e Kombëtares me Poloninë mesa duket do të rikthejë kohën e stadiumeve të tejmbushura.

Ndeshja që do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Arir Albania”, do të ketë plot 22 mijë tifozë të pranishëm për të ndjekur nga afër sfidën e kuqezinjve. Biletat e hedhura në treg për takimin janë shitur të gjitha, lajm i konfirmuar ky nga FSHF-ja.

Presidenti Armand Duka konfirmoi se është marrë leje nga qeveria për kapacitetin e stadiumit, pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë ka lejuar vetëm 30% të tij.

“Biletat janë shitur 100%, por në raste të tilla janë pak edhe 220 mijë vende. Këto janë mundësitë e Shqipërisë dhe pa dyshim që do të detyrohen të bëhen stadiume më të mëdha me këtë brez që po vjen. Na është dhënë leja për të pasur stadiumin plot”, është shprehur Duka pas ndeshjes në Hungari.

Ndërkohë, “Panorama Sport” në një vëzhgim të bërë për biletat, duke iu referuar çmimeve zyrtare që FSHF i ka shitur për të gjitha tribunat në “Air Albania”, rezulton se do të ketë një fitim rekord.

Në llogaritjet totale për rreth 22 mijë bileta të shitura, institucioni i futbollit do të arkëtojë të paktën 500 milionë lekë të vjetër. Që prej marsit të vitit 2020 stadiumet kanë qenë të mbyllura dhe më pas janë hapur me një kapacitet deri në 30%, duke ndikuar direkt në uljen e të ardhurave të klubeve dhe vetë FSHF-së për ndeshjet e Kombëtares.

 

Të fundit