Flash News

E-TJERA

Nesër mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, zbardhen marrëveshjet që do të firmosen në Gjakovë

Nesër mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, zbardhen

Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë nesër mbledhjen e nëntë të përbashkët, e cila do të mbahet në Kosovë.

Takimi nis fillimisht me mbërritjen delegacionit shqiptarë në orën 11:00 në Gjakovë dhe më pas mbërrin kryeministri Edi Rama, të cilët do të priten nga Albin Kurti dhe kabineti qeveritar i Kosovës.

Ndërkaq, janë zbardhur edhe marrëveshjet që do të firmosen nga dy qeveritë, të cilat janë 14 në total. Marrëveshjet e bashkëpunimit përfshijnë fusha të ndryshme, si: siguria, arsimi dhe kërkimi shkencor, shërbimet shëndetësore, mjekësia ushtarake dhe të tjera.

Marrëveshjet

1-Memorandum mirëkuptimi për parandalimine eksremizimit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit

2- Deklaratë e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

3- Marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazore

4- Marrëveshje bashkëpunimi në fushën fitosanitare

5- Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (ndarja e bursave)

6- MOU “Për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në arsimin parauniversitar””

7- Marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve

8- Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

9- Protokoll shtesë i marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore

10- Memorandum bashkëpunimi në fushën e inspektimeve

11- Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e teatrit

12- Memorandum Mirëkuptimi midis MSHMS dhe MINT

13- Marrëveshje Teknike në lidhje me “Bashkëpunimin në Fushën e Mjekësisë Ushtarake”

14- Memorandum Bashkëpunimi në lidhje me “Lehtësimin e Procedurave të tranzitit të kalimit të mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”.

Të fundit