Flash News

E-TJERA

Nesër mblidhet Komisioni Zgjedhor, OSBE: Reforma të jetë gjithëpërfshirëse, dialogu konstruktiv thelbësor!

Nesër mblidhet Komisioni Zgjedhor, OSBE: Reforma të jetë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar sërish lidhur me komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili pritet të mbahet nesër në prën 11.00, që pritet të mbahet nesër për herë të parë pas rreth 2 vitesh.

Në një postim në rrjetet sociale, OSBE apelon faktorin politik që reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe se dialogu konstruktiv në komisione është thelbësor.

“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional.

Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë.

Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses!”, thuhet në reagimin e i Prezencës së OSBE në rrjetet sociale.

 

Të fundit