Flash News

E-TJERA

Nesër miqësorja me Gjeorgjinë, Reja tregon ndryshimet në formacion, kush mungon

Nesër miqësorja me Gjeorgjinë, Reja tregon ndryshimet në

Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër përballë Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”. Miqësorja mes dy kombëtareve do të startojë në 18:00.

Në prag të sfidës, trajneri italian i kombëtares Edoardo Reja u shpreh në një konferencë për mediet, se dëshiron që skuadra të bëjë të njëjtën paraqitje si ndaj Spanjës. Në sfidën me Gjeorgjinë, Reja pohoi se do të mungojnë Myrto Uzuni, Ivan Balliu e Keidi Bare.

Bare ka pasur shqetësime fizike pas ndeshjes dhe nuk është stërvitur. Për Balliun ka pasur një akord që në fillim që ai do të ishte vetëm në ndeshjen me Spanjën dhe pastaj do të rikthehej te klubi ndërsa edhe Uzuni, sipas të gjitha gjasave do të qëndrojë te Granada.

Tekniku kuqezi thekson se Gjeorgjia nuk duhet nënvlerësuar, teksa foli edhe për lojtarët që mund të hedhë në fushë pasditen e nesërme.

“Jam i kënaqur me lojën dhe besoj se do të shikoni një ndeshje shumë të mirë nga ana e Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë. Përveç Cikalleshit dhe Brojës është Manaj, i cili po luan mirë me klubin dhe po shënon gola. Edhe Vrioni ka ardhur në formë, ka luajtur rregullisht me klubin në Austri dhe ka shënuar gola. Dua të bëj vlerësimet e mia sepse dua t’i provoj të gjithë. Mbase mund të ketë ndryshime, por Cikalleshi dhe Broja janë shumë të rëndësishëm. Duke menduar për të ardhmen, po shoh edhe lojtarë të tjerë më të rinj, si Muçi apo edhe të tjerë që luajnë me ekipet kombëtare të moshave. Janë të rinj dhe vazhdojnë të rriten. Seferi gjithashtu po bën mirë me klubin në Shqipëri”, u shpreh Reja.

Të fundit