Flash News

E-TJERA

Nesër miqësorja me Kosovën, Reja jep detajet për gjendjen e skuadrës dhe mungesat

Nesër miqësorja me Kosovën, Reja jep detajet për gjendjen e
Edi Reja

Trajneri i Kombëtares shqiptare Edi Reja dhe portieri i skuadrës kuqezi Etrit Berisha kanë folur për takimit miqësor me Kosovën, ndeshje e cila do të luhet ditën e nesërme në orën 16:00.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, tekniku kuqezi ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e skuadrës, mungesat, objektivat dhe bilancin pas 4 ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

"Do të jetë një ndeshje e ndjerë. E kam të qartë që tifozët e ndjejnë shumë. Unë do bëj disa eksperimente para dy ndeshjeve vendimtare. Shpresoj që lojtarët të jenë të motivuar. Për sa i përket, grupit që do kem, Broja nuk do jetë i gatshëm për probleme fizike, Gjasula vjen me vonesë.

Hoxhallari dhe Ismajlgeci, do jenë lojtarët e rinj dhe do të kem mundësinë t’i përdor në fushë. Edhe Çepele ka cilësi dhe mund të jetë nga lojtarët që mund të luajnë nesër. Sot kemi stërvitjen e radhës dhe nesër mund të kem një ide të qartë për skemën dhe formacionin. Lenjani ka pasur probleme.

Trashi shpresoja që të vinte, por nuk ishte e mundur. Ismajlgeci ka pasur probleme fizike, por kam folur dhe më ka thënë se është i gatshëm. Kam pasur mungesa dhe për këtë arsye mora dy lojtarët e Tiranës", është shprehur ai.

Kumbulla– Ne kemi pasur kontakte me ASL të Romës për Kumbullën. Kemi ofruar çdo mundësi për të siguruar të marrim lojtarin, kemi gati edhe avionin privat. Presim një përgjigje deri të shtunë. Shpresoj ta kemi gati për ndeshjet e radhës. Ai është stërvitur me skuadrën e Romës dhe duam ta kemi. Megjithatë së fundmi kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus edhe 3 lojtarë të Romës dhe kjo vështirëson gjithçka.

Balliu dhe Binaku- Është trajneri që bën zgjedhjet. Ne kemi program, i ndjekim këta të dy, por në listën e madhe kemi 50 lojtarë dhe nuk është se nuk jam, i informuar. Ata aty janë dhe pas përfundimit të ndeshjeve do i shikoj. Unë jam trajneri dhe i bëj unë zgjedhjet, kam vendosur këta tani për tani, më vonë të shikojmë.

Objektivi – Ideja është të mos humbasim fokusin në këto dy ndeshje. Duam të luajmë mirë, por sigurisht, që e duam dhe fitoren. Kemi qenë favorit për vendin e parë dhe akoma jemi. Uroj  të shfrytëzojmë potencialin që kemi. E nisëm me fitore, pastaj e ulëm ritmin, morëm dy pikë jashtë. Uroj të shfrytëzojmë faktorin fushë për këto dy ndeshje.

Kosova – Kemi ndeshje me Kosovën, mirë të flasim për këtë takim dhe pastaj të merremi me të tjerat. Nuk do të doja të luanim me Kosovën, por ishte e vetmja ishte. Kishim programuar takimin me Gjibraltarin, pastaj kishim me Armeninë, por nuk ndodhi për shkak të gjendjes së luftës. Ishte një datë vendosur nga UEFA. Erdhi si mundësi, do të gjejmë motivacionin e duhur për të luajtur këtë takim. Të rinjtë kanë stimbuj për të treguar vlerat. Jam i bindur se do të tregojnë që e meritojnë të luajnë këtu”, përfundoi Reja.

 

Të fundit