Flash News

E-TJERA

Nesër ndeshja me Suedinë, Sylvinho: I zgjodhëm vetë miqësoret të vështira

Nesër ndeshja me Suedinë, Sylvinho: I zgjodhëm vetë

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho doli sot në një konferencë për shtyp, një ditë para ndeshjes miqësore me Suedinë në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, tekniku brazilian tha se s miqësoret e marsit u kërkuan nga vetë ata në shkallë të lartë vështirësie.

Ne duhet të kuptojmë diçka, që kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur. Kemi dy ndeshje shumë të vështira, që kemi kërkuar. Jo vetëm miqësore që të luajmë, por të provojmë se ne duhet të përgatitemi për një Evropian. Pyetja është e pashmangshme, lojtarët e mendojnë listën, në jetë e dimë siç është. Por siç tha Ramadani, për ta është momenti të japin gjithmonë si skuadër dhe kjo është ajo që u bëjmë të qartë për të gjithë.

Punojmë të gjithë bashkë këtu, nuk është individuale. Momenti ynë duhet vlerësuar, duhen marrë shënime dhe të përgatitim në Europian. Suedia është një skuadër shumë e fortë me vlera individuale shumë të forta. Praktikisht në historinë e tyre kam parë Larson, Ljungberg, ibrahimoviç, shumë të tjerë, histori e bukur futbolli. Ata kanë bërë Europian e Botërorë. E dimë që është ndeshje e vështirë, por duhet të provojmë dhe pastaj kur të kthehemi në Tiranë do të vlerësojmë pak e shumë gjithçka.

Djemtë janë shumë të motivuar e karikuar, ne duhet të kuptojmë që nga ana tjetër është një forcë e rëndësishme. E përsërit që i kemi zgjedhur me dashje të tillë. Për shembull Sanchez ka fituar gjtihçka në jetën e tij. Ne e dimë forcën tonë e duhet të provojmë të përmrësohemi. Ata janë të karikuar, ne kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë në kualifikuese dhe tani kemi ndryshime që duhen përgatitur për Evropianin.

Ka shumë rëndësi rezultati, gjithmonë, por në këto momente duhet të vlerësojmë gjithçka, provojmë lojtarë. Është moment i bukur. Por lojtarët janë në ankth që të bëjnë mirë që të sigurojnë një vend në 23-she. Nuk mendoj në këtë aspekt të flas me ta, ata janë të karikuar, ne duhet të punojmë si skuadër. Nesër duhet të futemi në fushë përballë një skuadre shumë të lartë teknik”,- u shpreh ai.

Shqipëria u mposht në miqësore nga Kili me rezultatin 0-3 dy ditè më parë.

Ajo ishte ndeshja e parë miqësore e Shqipërisë, në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.  

 

 

Të fundit