Flash News

E-TJERA

Nesër ndeshja Shqipëri-Izrael, kufizohet qarkullimi i mjeteve në disa akse

Nesër ndeshja Shqipëri-Izrael, kufizohet qarkullimi i mjeteve në

Shqipëria do të luajë nesër përballë Izraelit në “Air Albania”në ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve. Në kuadër të ndeshjes, Policia e Shtetit ka marrë masa për të garantuar sigurinë dhe rendin.

Drejtori i Policisë së Rendit Publik, Zef Laska, njoftoi masat e marra duke filluar nga kufizimet e qarkullimit të automjeteve në disa nga akset kryesore të rrugëve afër stadiumit, prej orës 16:00 deri në përfundim të ndeshjes.

“Masa të veçanta janë parashikuar dhe do të zbatohen për kontrollin e tifozëve para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të forta të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve, si edhe përdorimi e tregtimi i pijeve alkoolike.

Më këtë rast dëshirojmë t’u rikujtojmë të gjithë qytetarëve se, në bazë të Kodit Penal të vendit tonë, hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarreve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Gjithashtu, në bazë të Kodit Penal, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si: hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj”, njoftoi Laska.

Të fundit