Flash News

E-TJERA

Nesër ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta prapa

Nesër ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta prapa

E diela e fundit e tetorit sjell me vete ndryshimin e orës.

Natën midis të shtunës dhe të dielës, akrepat do të kthehen pas nga ora 03:00 në 02:00.

Kështu, ditën e dielë do të kemi mundësi të flemë 1 orë më shumë.

Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë. Ndryshimi i orës në Tetor shënon zyrtarisht orën dimërore, ndërsa ajo verore ndërrohet në muajin Mars kur akrepat shkojnë 60 minuta përpara.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.

 

Të fundit