Flash News
Vodhën picerinë në Durrës, përfundon në pranga 24-vjeçari
Gjykata dënon me 5 vite burg kreun e Njësisë Administrative në Lezhë, për kultivim kanabisi
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta përpara, në datën 26 mars. Nesër do të flemë një orë më pak, pasi në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, akrepat e orës do të shtyhen 1 orë përpara, duke shënuar orën 03:00.
Kjo do të thotë se do të flemë një orë më pak, por do të kemi një orë më shumë me dritë. Ky ndryshim ndodh në javën e fundit të marsit dhe zgjat deri në javën e fundit të tetorit.
Ndryshimi i akrepave është një proçes i unifikuar në gjithë Evropën.
Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të muajit tetor. Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Pas ekuinoksit pranveror dita fillon të zgjatet dhe kulmin e saj e arrin në 22 qershor, me 15 orë ditë dhe vetëm 9 orë natë.