Flash News

E-TJERA

Nesër nis faza e dytë e regjistrimit për klasat e para dhe të dhjeta, afati

Nesër nis faza e dytë e regjistrimit për klasat e para dhe

Faza e dytë e regjistrimit të klasat e para dhe të dhjeta nis nesër. Regjistrimi do të bëhet online përmes portalit e-Albania.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Arsimit Evis Kushi në Facebook. Afati i regjistrimit do të jetë nga 15-25 gusht. Kujtojmë se procesi u ndërpre pas sulmit kibernetik në faqet zyrtare të Ministreve dhe e-Albania.

“Dëshiroj të informoj të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para dhe të dhjeta, se nesër nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania dhe do të zgjasë nga data 15 deri 25 gusht.

Ju lutem kini në vëmendje se regjistrimet për vitin shkollor 2022 - 2023 do të jenë vetëm online, por të gjithë prindërit që kanë nevojë do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Asnjë nxënës nuk do të mbesë pa u regjistruar.

Faleminderit dhe suksese!”, shkruan Kushi.

Të fundit