Flash News

E-TJERA

Nesër nis Panairi i 23 i Librit, për herë të parë zhvillohet online; zbardhet programi deri në 15 nëntor

Nesër nis Panairi i 23 i Librit, për herë të parë
Foto ilustruese

Nesër, rikthehet Panairi i Librit, por edicioni i 23-të zhvillohet për herë të parë online dhe me aktivitete të koordinuara në ambiente të ndryshme, kryesisht të hapura për shkak pandemisë covid.     

Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka zbardhur aktivitetet e programuara nga data 12-15 nëntor.

Shoqata mori këtë vendim pas refuzimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për organizimin si çdo vit të "Panairit të Librit “Tirana 2020”. Arsyetimi sipas MSH për moslejimin e organizimit të Panairit ishte “për shkak të rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi".

Nesër nis Panairi i 23 i Librit, për herë të parëNesër nis Panairi i 23 i Librit, për herë të parëNesër nis Panairi i 23 i Librit, për herë të parëNesër nis Panairi i 23 i Librit, për herë të parë

Të fundit