Flash News

E-TJERA

Nesër nis prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet, IKMT: Asnjë tolerim; sa objekte do të shemben në Ksamil dhe Velipojë

Nesër nis prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet, IKMT:
Foto ilustruese

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë nesër operacionin për prishjen e objekteve pa leje në zonën bregdetare të vendit. Kjo u paralajmërua disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se do të ketë pasoja.

IKMT bën me dije se operacioni do të fillojë paralaelisht në Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas me prishjen e objekteve pa leje në gjithë vijën bregdetare.

Sipas IKMT, objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte, ndërsa në Ksamil rreth 30.

Ky aksion vjen ndërkohë që ka nisur sezoni turistik. Kryeinspektori i IKMT-së, Ajet Zyberaj tha se, "Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji. Nuk do të tolerojmë asnjë që toleron shkelësit e ligjit".

Të fundit