Flash News

E-TJERA

Nesër nis vaksinimi masiv, ngrihen dy çadra te sheshi "Skënderbej"/ Manastirliu: Objektiv, vaksinimi i 10 mijë qytetarëve

Nesër nis vaksinimi masiv, ngrihen dy çadra te sheshi

Nesër do të nisë vaksinimi masiv i popullsisë në të gjithë vendin, me mbërritjen e vaksinave kineze "Sinovac". Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka qenë mbrëmjen e sotme në sheshin "Skënderbej" dhe ka dhënë detaje për mënyrën e organizimit.

Ajo tha se është e planifikuar që të kryen 10 mijë vaksinime në ditë dhe qytetarët do të vijojnë të njoftohen nga mjeku i familjes për datën dhe orën.

Ajo tha se ete sheshi "Skënderbej" po ngrihen dy çadra me nga 10 dhomëza dhe planifikohet që të kryhen 800 deri në 1000 vaksinime në ditë për të moshuarit.

"Jemi duke vijuar punën për të ngritur qendrën e vaksinimit masiv në kryeqytet, pas qendrës së vaksinimit të përqëndruar te Arena Kombëtare, e cila do të vijojë për kryerjen e procesit të vaksinimit për target grupet që po vijojnë vaksinimin në këto ditë që janë të moshuarit mbi 85 vjeç, gjithashtu edhe mjekët, mësuesit, pedagogët.

Do të ngremë edhe këtë qendër vaksinimi e cila do të mundësojë kryerjen e një numri të madh të vaksinimeve ditore, pikërisht në këto ambjente që janë duke u ndërtuar tani në sheshin "Skëndrbej". Kemi ambicien për të kryer në të gjithë Shqipërinë mbi 10 mijë vaksinime në ditë. Pra duam që të arrijmë një objektiv 10 mijë, 12 mijë, 15 mijë vaksinime në ditë për të mundësuar një proces me ritme të shpejta. Kemi bërë shpërndarjen e dozave të vaksinës kudo në Shqipëri, në qendrat shëndetësore. Dua që ti them të gjithë qytetarëve, ne do të vijojmë procesin e vaksinimit dhe do ta kryejmë atë nëpërmjet mjekut të familjes. Pra, mjeku i familjes do të jetë lajmësi për datën, vendin dhe orën e kryerjes së vaksinës. Kjo qendër që ne po ngremë dhe do të hapet nesër do të mundësojë kryerjen nga 800 deri në 1000 vaksinime në ditë për të moshuarit. Do të jenë dy çadra të mëdha që do të jenë të ndara në dhomëza të cilat do të kryhet procesi i vaksinimit. Planifikohet që të kemi 10 poste të vaksinimit, 10 pika të regjistrimit, duke kryer shpejt" tha Manastirliu.

Dy ditë më parë erdhën në vend 192 mijë doza të vaksinës kineze, ndërsa Rama bëri me dije se janë siguruar në total 1 milion doza të kësaj vaksine.

Të fundit