Flash News

E-TJERA

Nesër nis vaksinimi me dozat kineze, cilat janë grupmoshat që do ta marrin

Nesër nis vaksinimi me dozat kineze, cilat janë grupmoshat që do

Me mbërritjen e vaksinave kineze Sinovac, nesër do të nisë vaksinimi masiv i popullsisë në të gjithë vendin. Drejtoresha e Njësisë së Kujdesit Shëndetësor Shkodër, Xheni Halili bën me dije se orari do të jetë 09.00 me 13.00. 

Ajo thotë se nga nesër do të vaksinohen grup-moshat 77-79 vjeç tek Drejtoria e Shëndetit Publik, grup-moshat mbi 85-vjeç do të vaksinohen nëpër qendrat shëndetësore përkatëse, ndërsa qytetarët që janë të moshës 80-84 vjeç do lajmërohen nga mjeku i familjes sapo të përfundojnë marrjen e dozave mbi 85-vjeçarët.

Sipas saj, objektivi është që të bëhen rreth 1000 vaksina në ditë, por shtoi se ka vaksina mjaftueshëm për të gjithë ata që duan të vaksinohen.

Dy ditë më parë erdhën në vend 192 mijë doza të vaksinës kineze, ndërsa Rama bëri me dije se janë siguruar në total 1 milion doza të kësaj vaksine.

Të fundit